Presidentja Osmani në takim me Oliver Varhelyin
Raportohet se ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me komisionerin e BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi.
Ky i fundit ka ardhur sot në Prishtinë, dhe pritet të ketë edhe takime tjera pas presidentes.
Bashkimi Evropian dhe Kosova kanë pasur tensione së fundi, pas prezantimit të draftit të statutit të Ekipit Menaxhues më 2 maj në Bruksel. Shpërbërja e Ekipit Menaxhues kishte çuar në deklarata të ashpra nga ana e BE-së.
Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka festuar Ditën e Presidentit.
