Presidentja Osmani në Tunizi për Samitin e Frankofonisë - NACIONALE

Presidentja Osmani në Tunizi për Samitin e Frankofonisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është mirëpritur nga Presidenti i Tunizisë në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore.

Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, thuhet në njoftimin e saj.

Lajme të ngjashme