Presidentja Osmani merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshill të Sigurimit, në seancën e rregullt raportuese, e cila do të mbahet të hënën.
Burimet e gazetës Nacionale brenda Presidencës kanë bërë me dije se shefja e shtetit të shtunën do të udhëtojë për në Nju Jork.
I njëjti burim ka treguar se në mbledhjen e së hënës Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksander Vuçiq.