Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e mbajtur në Maqedoninë e Veriut
Sot mbahet Samiti i krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës, me një postim në faqen zyrtare, ka shkruar se Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Në këtë Samit, krerët e shteteve pjesëmarrëse do të bashkohen për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe patnerët ndërkombëtarë për të siguruar paqen dhe sigurinë, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajon.
Presidentja gjatë qendrimit do të mbajë edhe takime të tjera, njofton Presidenca Republikës së Kosovës.