Presidentja Osmani kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, heronjtë e lirisë së Kosovës - NACIONALE

Presidentja Osmani kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, heronjtë e lirisë së Kosovës

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, patriotët që ranë heroikisht më 11-12 janar 1984 në Kodrën e Trimave në Prishtinë gjatë përballjes me forcat e regjimit serb.

Si ideatorë të Komitetit të Studentëve, Mala dhe Berisha i paraprinë Pranverës Studentore të vitit 1981, duke qenë zëri i hershëm i përpjekjes për çlirim. Presidentja Osmani tha se guximi dhe flijimi i tyre jetojnë te secili që mban në zemër atdheun dhe mbeten pjesë e përhershme e historisë së lirisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme