Presidentja Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati për ndarjen nga jeta të Triumfit - NACIONALE

Presidentja Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati për ndarjen nga jeta të Triumfit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati pas ndarjes nga jeta të Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, e vëllai i Komunës së Istogut Ilir Ferati.

Presidentja Osmani në telegramin e saj ngushëllues ka shkruar se “bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin.”

E plotë:

Me rastin e vdekjes së parakohshme të Triumf Feratit, Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Ferati

Humbja e parakohshme e Triumf Feratit, djalit të të ndjerit Fadil Ferati, ish-kryetar i komunës së Istogut, si dhe vëlla i kryetarit aktual Ilir Feratit, na ka tronditur të gjithëve.

Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Triumfit, të afërmve dhe shoqërisë!

Në këto çaste tmerrësisht të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe shpresoj të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes duke kujtuar momentet e paharrueshme që krijuat bashkë me Triumfin.

Shpirti i tij pushoftë në paqe! I përhershëm qoftë kujtimi për Triumfin!

Lajme të ngjashme