Presidentja Osmani ka emëruar anëtaren e re të KQZ-së - NACIONALE

Presidentja Osmani ka emëruar anëtaren e re të KQZ-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka emëruar anëtare të re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), znj. Mufera Srbica Şinik.

Şinik është propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Anëtarja e re e KQZ është zotuar se do t`i kryej në mënyrë të ndershme detyra e saj.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me kompetencat e saj ka emëruar anëtaren e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), znj. Mufera Srbica Şinik të propozuar nga Partia Demokratike Turke të Kosovës (KDTP). Në ceremoninë e betimit para Presidentes, anëtarja e re e KQZ-së deklaroi se do t’i kryej detyrat e saj si anëtare e KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme