Presidentja Osmani homazhe në Prekaz: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë - NACIONALE

Presidentja Osmani homazhe në Prekaz: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, ka vizituar kompleksin memorial në Prekaz.

Osmani është përulur para varrit dhe familjarëve të heroit të Kosovës, Adem Jashari.

Në shënimin e ditëlindjes, Osmani ka thënë se “Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë”.

Shkrimi i plotë i saj:

I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë.

Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t'u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike.

Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë!

Ai është i gjallë!

Lajme të ngjashme