Presidentja Osmani e uron Brestin për zgjedhjen si Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së - NACIONALE

Presidentja Osmani e uron Brestin për zgjedhjen si Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ish-presidentin e Zvicrës, Alain Breset për zgjedhjen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar për t’u anëtarësur në Këshillin e Evropës.

“Urime Alain Berset për zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të KiE-së. Kosova është fuqishëm e përkushtuar ndaj anëtarësimit në KiE – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Kosova është një synim që do të vazhdojmë ta ndjekim pa pushim. Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet!” – ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Lajme të ngjashme