Presidentja Osmani do të marr pjesë në procesin e ‘’ Bërdo-Brione’’ - NACIONALE

Presidentja Osmani do të marr pjesë në procesin e ‘’ Bërdo-Brione’’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku më presidentët e shteteve të rajonit do të marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit Bërdo-Brione.

Këtë vit si teëm kryesore e diskutimit do të jetë mbi tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog.

Presidentja Osmani do t’i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur më problemët që do të trajtohën në këtë takim si dhë do të bejë thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Takimi i Procesit Bërdo-Brione do të mbahet në Bërdo afër Kranjit në Slloveni nën udhëheqjen e presidentit të Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović”, thuhet në kumtesën e Zyrës së Presidencës, dërguar mediave.

Lajme të ngjashme