Presidentja Osmani bëhet zyrtarja e parë në Kosovë hap llogari në ‘’Threads’’ - NACIONALE

Presidentja Osmani bëhet zyrtarja e parë në Kosovë hap llogari në ‘’Threads’’

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë zyrtarja e parë në Kosovë që ka hapur llogari në platformën e re sociale ‘’Threads’’.

Shefi i kompanisë “Meta”, Mark Zuckerberg, ka pretenduar se dhjetë milionë përdorues janë regjistruar në platformën e re sociale, “Threads”, e cila pritet të jetë konkurrente e drejtpërdrejtë e rrjetit “Twitter” të miliarderit Elon Musk.

Pas lansimit të tij të mërkurën, Zuckerbergu e shfrytëzoi llogarinë e vet në Threads për të thënë se dhjetë milionë përdorues janë regjistruar në shtatë orët e para.

Tani edhe presidentja Osmani i është bashkangjitur kësaj platforme duke hapur llogari.

Aplikacioni është i lidhur drejtpërdrejt me rrjetin “Instagram”, që ka më shumë se dy miliardë përdorues, dhe është duke u ofruar në më shumë se 100 shtete për sistemet iOS dhe Android, tha kompania.

Lajme të ngjashme