Presidentja Osmani: 2026 të jetë vit bashkëpunimi, përgjegjësie dhe suksesi për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video-adresim me rastin e ndërrimit të viteve, ku ka reflektuar mbi vitin që po mbyllet dhe ka përcjellë mesazhin e saj për vitin 2026.
Në fjalën e saj, Presidentja Osmani theksoi se viti që po lihet pas ka qenë i mbushur me punë, vendime të rëndësishme dhe sfida, por edhe me arritje që kanë dëshmuar se Kosova ecën përpara kur vepron me vendosmëri, vlera dhe unitet.
Në përmbyllje, Presidentja Osmani uroi shëndet, paqe dhe begati për të gjithë, duke shprehur dëshirën që viti 2026 të jetë një vit bashkëpunimi, përgjegjësie dhe suksesi për secilin qytetar dhe për Republikën e Kosovës. Ajo përcolli urimin e saj për një Vit të Ri me shëndet, gëzim dhe momente feste për të gjithë.