Presidentja në Slloveni: Nuk e urrej Serbinë, por ata flejnë mbi varrezat masive
Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Slloveni ku po merr pjesë në Forumin e organizuar nga “Qendra për Perspektivë Evropian”.
Gjatë këtij forumi, Osmani tha se nuk e urren Serbinë e as serbët, por se Serbia ende flen në varrezat masive të shqiptarëve.
“Nuk e urrej Serbinë e as serbët. Serbia ende flen në varrezat masive të shqiptarëve. Nuk mund të pranojë mocionin e barazisë mes agresionit dhe viktimës”, ka thënë Osmani.
Tutje Osmani ka shtuar se përkundër që ky shtet ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk dëshiron të arrijë marrëveshje.