Presidentja kujton Agim Ramadanin: Ishte patrioti që ëndrrën për liri e bëri realitet
Presidentja Vjosa Osmani e ka përkujtuar luftëtarin Agim Ramadani në 25-vjetorin e rënies së tij.
Ramadani ka thënë se nuk ishte thjeshtë vetëm ushtarak, por një gërshetim i luftëtarit, poetit e piktorit, i shndërruar në hero.
“Ai është njeriu i mërgatës, patrioti e guximtari që ëndrrën për lirinë e bëri realitet duke iu bashkuar UÇK-së dhe duke u përjetësuar në heroin emblematik të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë”, ka thënë Osmani.
Presidentja ka shtuar se Agim Ramadani me bashkëluftëtarë u dhanë jetë ëndrrave dhe aspiratave të popullit për të qenë i lirë.