Presidentja e Komisionit Evropian në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Në Presidencën e Republikës së Kosovës ka mbërritur një mysafire e rëndësishme.
Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur zonjën Ursula von der Leyen, presidente e Komisitioni Evropian, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.
Osmani e der Leyen janë parë teksa përshëndeten ngrohtësisht para medieve, gjersa pas takimit pritet të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Sipas agjendës zyrtare, der Leyen, pas zonjës Osmani, do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.