Presidentja e parë grua në Slloveni, Osmani: Pres të punojmë për partneritetin e palëkundur
Sllovenia ka bërë historinë duke zgjedhur presidenten e parë grua, Natasa Pirc Musar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter, e ka uruar homologen e saj sllovene, duke thënë së bashku të punojnë për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, uroi Osmani.
Congratulations @nmusar on your victory tonight & becoming Slovenia's first woman president.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 13, 2022
As you take on this important role, I look forward to working closely with you to build on the unwavering Kosovo-Slovenia partnership, founded on our shared democratic values. 🇽🇰🇸🇮
Aktivistja e të drejtave liberale, Natasa Pirc Musar, ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, përballë rivalit të saj të djathtë, ish-ministrit të jashtëm, Andze Logar.
Nga pothuajse të gjitha votat e numëruara, Pirc Musar ka marrë 54% të votave kundrejt kandidatit konservator, Anze Logar, i cili mori 46% të votave.