Presidentja: 67 për qind e vlerësojnë “të keqe” punën e Vjosa Osmanit në sondazh të Nacionales - NACIONALE

Presidentja: 67 për qind e vlerësojnë “të keqe” punën e Vjosa Osmanit në sondazh të Nacionales

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje ishte “Dita e Presidentit” në Kosovë, dhe Nacionale e bëri një sondazh ku pyeti lexuesit e saj në Facebook se si e vlerësonin punën e presidentes aktuale, Vjosa Osmanit. Përgjigja është mjaft interesante.

Pyetja ishte fare e thjeshtë: “Si e vlerësoni punën e Vjosa Osmanit?”

Nga 623 vota të ardhrua deri tash, 67 për qind thanë se e vlerësojnë të keqe punën e saj. 30 për qind e vlerësuan si të mirë. Dhe 3 për qind thanë se nuk kishin mendim.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës më 4 prill të vitit 2021, dhe tashmë ka hyrë në vitin e tretë të mandatit të saj pesëvjeçar.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ajo doli si personi më i votuar në Kosovë pasi i mori mbi 300 mijë vota.

Bashkëpunëtorët e saj tashmë e kanë hapur partinë e quajtur “Guxo” dhe që udhëhiqet nga ana e Faton Pecit dhe Donika Gërvallës.

Sondazhi:

Lajme të ngjashme