Presidenti serb prezanton raportin për bisedimet me Kosovën në seancë parlamentare - NACIONALE

Presidenti serb prezanton raportin për bisedimet me Kosovën në seancë parlamentare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në seancën e sotme të Kuvendit në Serbi, e cila do të nisë që nga ora 10:00, deputetët e Kuvendit atje do të shqyrtojnë raportin për procesin e bisedimeve me Kosovën, nga 15 qershori i vitit të kaluar, e deri më 1 shtator të këtij viti.

Këtë raport do ta prezantojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do t’i informojë deputetët për gjendjen aktuale.

Një seancë e posaçme parlamentare për Kosovën është kërkuar nga grupi parlamentar i SNS-së, si dhe disa parti parlamentare opozitare. Propozime për rezolutë për Kosovën kanë dorëzuar edhe disa parti të tjera të opozitës, raporton RTS.

Lajme të ngjashme