Presidenti serb flet për humbjen nga Shqipëria, i përmend diçka edhe zgjedhjet në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar fitoren e Shqipërisë.
“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd, raporton Danas.
“Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiq.