Presidentja Osmani dekoron ushtrinë sllovene me Medaljen Ushtarake Presidenciale - NACIONALE

Presidentja Osmani dekoron ushtrinë sllovene me Medaljen Ushtarake Presidenciale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Ushtrinë Sllovene me Medaljen Ushtarake Presidenciale.

“9417 ushtarët sllovenë janë jo vetëm paqeruajtës, por edhe kultivues besnikë të marrëdhënieve miqësore të shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë”, shkroi Osmani mes tjerash.

Më tej Osmani theksoi kontributin e paqeruajtësve sllovenë të cilët sipas saj kanë kontribuar për paqen dhe stabilitetin.

“Paqeruajtësit sllovenë kanë dhënë një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin e vazhdojnë të kontribuojnë edhe sot, ndaj populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ta.

Ushtria jonë mund të përfitojë shumë nga përvoja e Ushtrisë Sllovene, me të cilën presim të jemi bashkë së shpejti në NATO, i cili është synim i yni dhe interes strategjik”, përfundoi Osmani.

Lajme të ngjashme