Presidenti maqedonas tregon përfitimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit - NACIONALE

Presidenti maqedonas tregon përfitimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka treguar për përfitimet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është nënshkruar 21 vite më parë.

Në përvjetorin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ai ka vlerësuar se përfitimet kryesore të marrëveshjes ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit.

Përfitimet kryesore të marrëveshjes ishin ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakteri unitar i shtetit. Ajo gjithashtu hodhi themelet për ndryshime kushtetuese dhe legjislative që garantojnë të drejtat e komuniteteve në numër më të vogël”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Sipas tij, nënshkruesit e kësaj marrëveshje u treguan vizionar.

Para 21 vitesh, në Ohër, kryetarët e katër partive më të mëdha të atëhershme politike së bashku me presidentin Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së nënshkruan Marrëveshjen Kornizë e cila parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe solli paqen dhe stabilitetin si parakusht për zhvillimin e mëtejmë demokratik të shoqërisë maqedonase”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme