Zgjedhjet në Francë, presidenti Macron po 'analizon rezultatet'
Presidenti Emmanuel Macron aktualisht është duke analizuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve dhe do të presë që tabloja e plotë të shfaqet në parlament përpara se të marrë vendimet e nevojshme të ardhshme, tha Presidenca franceze në një deklaratë të dielën, raporton CNN.
“Presidenti, si garantues i institucioneve tona, do të respektojë zgjedhjen e popullit francez”, thuhet në deklaratë.
Kontekst:
Në Francë janë mbyllur qendrat e votimit dhe janë publikuar projeksionet e para. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Francës të dielën, më 7 korrik, sondazhet fillestare tregojnë fitoren e të majtëve.
Sipas sondazheve të para të Ipsos, koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor fitoi numrin më të madh të vendeve në raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë të dielën, duke kaluar partinë e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar.
E djathta ekstreme ndonëse arriti rezultate të larta, përfundoi e treta, pas koalicionit të Macron.