Presidenti libanez: Nuk do ta takoj Netanyahun para se të arrihet një pakt për fundin e luftës - NACIONALE

Presidenti libanez: Nuk do ta takoj Netanyahun para se të arrihet një pakt për fundin e luftës

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një deklaratë për televizionin CNN, presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, para se të arrihet një pakt për përfundimin e luftës.

“Unë nuk do ta takoj Netanyahun para se të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Ne i themi Qeverisë izraelite se një zgjidhje ushtarake kurrë nuk do të ofrojë siguri për Izraelin Verior” – tha presidenti libanez, transmeton gazeta “The Guardian”.

“Ne nuk kemi zgjedhje tjetër pos të bisedojmë dhe po mundohemi që ta shfrytëzojmë interesimin personal të presidentit Trumpi për përfundimin e konfliktit. Ajo që po propozohet është një marrëveshje për jo-agresion ose një marrëveshje e sigurisë, por sa i përket marrëveshjes së paqes, ne jemi pjesë e Nismës Arabe” – shtoi ai.

Ndërkohë, katër pjesëtarë të ekipeve emergjente mjekësore u goditën me copëza xhamash gjatë një sulmi që ndodhi përballë Qendrës së Kryqit të Kuq Libanez, tha në rrjetin X kjo organizatë.

Sipas Kryqit të Kuq Libanez, lëndimet dallojnë nga të lehta deri në të mesme.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment për të konfirmuar ndonjë aktivitet në atë zonë, por më herët kishte lëshuar një paralajmërim që u bënte thirrje banorëve për t’u larguar nga lagjja Zuqaq al-Mufdi, e cila ndodhet në veri të qendrës ku ndodhi sulmi.

Lajme të ngjashme