Presidenti kroat reagon për tensionet në veri: “Kosova s’është Serbi”
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se Serbia duhet të ndalet së përsërituri se “Kosova është Serbi.
Milanoviq ka thënë se Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur dhe se “Kosova s’është Serbi”.
“Jo Kosova nuk është Serbi, kjo është punë e kryer. Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se ka bërë thirrje ndaj vendeve evropiane që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë.
“Por kjo është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka.” – ka thënë ai, siç raporton Euronews.al.
