Presidenti iranian thotë se Teherani nuk do t’i “nënshtrohet forcës"
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha sot se vendi i tij ruan “një mosbesim të thellë historik” ndaj qeverisë së SHBA-së dhe kritikoi atë që e quajti “sinjale jondërtuese dhe kontradiktore” nga zyrtarët amerikanëm.
“Respektimi i angazhimeve është baza e një dialogu kuptimplotë”, shkroi Pezeshkian të hënën në një postim në X. Ai shtoi se mesazhet e përziera nga zyrtarët amerikanë “mbartin një mesazh të hidhur; ata kërkojnë dorëzimin e Iranit”.
“Iranianët nuk i nënshtrohen forcës”, tha ai.