Presidenti i Shqipërisë në Slloveni: Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndrueshme
Bajram Begaj, presidenti i Shqipërisë, i cili po qëndron në Slloveni në procesin e Brdo-Brijunit, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se mbështetja e plotë dialogut Kosovë-Serbi, është e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndueshme.
“Slloveni/ I nderuar të merrja pjesë sot në takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, platforma më e lartë politike në Ballkanin Perëndimor.
Shumë e rëndësishme të diskutonim hapur për nxitjen e bashkëpunimit rajonal si dhe dërgimin e mesazhit të përbashkët se procesi i zgjerimit është tashmë një cështje gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Një rrugë e përshpejtuar e afrimit me BE-në është e domosdoshme tashmë. Mbështetje të plotë dialogut Kosovë-Serbi, si e vetmja mënyrë për zgjidhje të qëndueshme dhe që i shërben paqes, sigurisë dhe progresit në rajon”, ka shkruar ai në Facebook.