Presidenti i ri i Malit të Zi përkujton “viktimat e bombardimeve të NATO-s” në Murin - NACIONALE

Presidenti i ri i Malit të Zi përkujton “viktimat e bombardimeve të NATO-s” në Murin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë njerëz të pafajshëm vdiqën. E tërë kjo vuajtje na obligon t’ju mbajnë mend. Nëse nuk kujtojmë viktimat tona dhe nëse nuk i respektojmë, atëherë ne nuk ekzistojmë si komb”, ka thënë Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në Murin, ku, siç thotë ai, gjatë bombardimeve të NATO-s më 30 prill 1999, “gjashtë civilë u vranë, tri prej tyre fëmijë, tetë qytetarë u lënduar, dhe një numër ndërtesash i dëmtuan”.

Sot erdha këtu fillimisht si qenie njerëzore dhe më pas si president i sapozgjedhur i Malit të Zi për të nderuar viktimat e pafajshme dhe për të kërkuar disi falje në emër të shtetit të Malit të Zi për marrëdhëniet e mëparshme njerkësore ndaj të sotmes dhe viktimës së madhe”, tha Milatoviq duke iu drejtuar turmës.

Ai tha mes tjerash se 30 prilli i vitit 1999 ishte “një ditë e trishtë, jo vetëm për rajonin e Murinës, por për të gjithë Malin e Zi”.

"Ndoshta më e trishta në historinë tonë të re. Vdiq Olivera, Miroslav, Julija, Manojlo, Vukiq dhe Milka. Vdiqën gjashtë njerëz të pafajshëm. Dhe kjo vuajtje na detyron të kujtojmë. Nëse nuk i kujtojmë viktimat tona dhe nëse nuk respektojmë ata, atëherë ne nuk do të ekzistojmë as si komb”, tha Milatoviq.

Lajme të ngjashme