Presidenti i Maltës mbështet liberalizimin e vizave: Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat - NACIONALE

Presidenti i Maltës mbështet liberalizimin e vizave: Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Maltës, George Vella, sot pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani ka dalë edhe konferencë të përbashkët për media.

Ai u shpreh se BE-ja ka thënë qysh para katër vitesh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme, prandaj nuk ka ndonjë arsye që BE-ja të mos i hapë kufijtë për qytetarët e Kosovës.

Duhet ta kuptojmë që Bashkimi Europian i ka interesat e veta, në kuptimin që nuk dëshiron t’i hapë kufijtë për kalim dhe udhëtim të lirë për personat që vijnë nga rajonet e caktuara. Mirëpo, Kosova ka qenë e përkushtuar për të bërë atë që nevojitet dhe BE-ja ka thënë qysh para katër vitesh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e nevojshme, prandaj nuk shoh ndonjë arsye që BE-ja të mos i hapë kufijtë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Vella në konferencë.

Lajme të ngjashme