Presidenti i Izraelit i viziton Shqipërinë dhe Serbinë javën e ardhshme - NACIONALE

Presidenti i Izraelit i viziton Shqipërinë dhe Serbinë javën e ardhshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të udhëtojë në Serbi dhe në Shqipëri më 11 shtator, të mërkurën e javës së ardhshme, i ka thënë gazetës “The Times of Israel” një zyrtar izraelit.

Ai pritet të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, atë shqiptar, Bajram Begaj, dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës 24-orëshe në dy vendet ballkanike, raporton gazeta izraelite.

Drejtori i CIA-s, William Burns, e vizitoi Serbinë muajin e kaluar dhe u takua me shefin e inteligjencës serbe, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë në Izrael, mes temave të tjera.

Rama ishte takuar me presidentin izraelit edhe në tetor të vitit 2022, kur e kishte vizituar Izraelin.

Lajme të ngjashme