Presidenca përkujton masakrën e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit: Kosova nuk harron - NACIONALE

Presidenca përkujton masakrën e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit: Kosova nuk harron

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Kosovës ka përkujtuar sot masakrën e Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit.

Në përvjetorin e 26 të këtyre masakrave, Presidenca ka vlerësuar se kujtimi për të vrarët mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.

Sipas njoftimit të Presidencës, Kosova nuk i harron mizoritë e Serbisë.

“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb. 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi. Kosova nuk harron!”, është thënë në njoftimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme