Presidenca organizoi pritje për fund të mandatit, askush prej Qeverisë dhe VV-së nuk merr pjesë
Presidentja Vjosa Osmani, e cila sot do ta dorëzojë detyrën, ka organizuar një pritje për fund të mandatit, ku shihen shumë mysafirë.
Në videon shpërndarë nga Osmani shihen shumë ambasadorë, politikanë e personalitete të tjera nga shoqëria civile dhe mediat.
Por, në video nuk shihet askush prej Qeverisë Kurti dhe VV-së.
Me këtë rast, Osmani ka deklaruar edhe se besimi i saj ka qenë i qartë, që, Kosova është më e fortë brenda ku hap dyer jashtë.
‘’Fillimi i këtij mandati erdhi në rrethana sfiduese, dhe rrugëtimi deri sot ka pasur po ashtu sfida nga më të ndryshmet. Besimi im ka qenë gjithmonë i qartë, një Kosovë që hap dyer jashtë është gjithnjë e më e fortë edhe brenda”, ka thënë Osmani.