Presidenca numëron 37 vende që vizitoi Osmani e s'i bëri vaki si në Shkup: Nuk pranojmë baltosjen e Republikës së Kosovës
Presidenca e Kosovës edhe sot ka dalë me një reagim në lidhje me incidentin e presidentes Vjosa Osmani derisa po udhëtonte nga Aeroporti i Shkupit.
Mes tjersh, aty përmenden shtetet që presidentja ka vizituar, ku nuk është trajtuar njëjtë si n Shkup.
“Lista e shteteve të cilat i ka vizituar Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj si Presidente përfshinë SHBA-të, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Finlandën, Kanadanë, Kosta Rikën, Kroacinë, Danimarkën, El Salvadorin, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Japoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi, Panamanë, Portugalinë, Katarin, Singaporin, Slloveninë, Spanjën, Zvicrën, Tajlandën, Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikanin, etj. Të gjitha këto shtete, shumicën prej të cilave i ka vizituar disa herë gjatë mandatit, pa përjashtim, i kanë respektuar në plotni rregullat ndërkombëtare sa i përket trajtimit të kreut të shtetit, rrjedhimisht edhe të vet shtetit.” – thuhet aty.
Në fund të reagimit, shkruan:
“Siç është thënë edhe në reagimet e mëparshme, Presidentja Osmani përgjatë tërë karrierës së saj politike, e në veçanti përgjatë mandatit të saj si Presidente e vendit, ka kontribuuar në zhvillimin dhe thellimin e raporteve pozitive me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo ajo nuk mund ta pranojë, në asnjë mënyrë, baltosjen e Republikës së Kosovës. Kjo situatë është lehtë e tejkalueshme nëse ekziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar”.
Më shumë detaje, lexoni në tekstin me titull: Osmani i reagon ashpër Kurtit: Për keqardhje deklarata në konferencë, s’ka nevojë për hetime