Presidenca njofton se Osmani zhvilloi takim me “ambasadoren greke” në Kosovë - NACIONALE

Presidenca njofton se Osmani zhvilloi takim me “ambasadoren greke” në Kosovë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Ndonëse Greqia është shtet mosnjohës i Kosovës, Presidenca e Kosovës në komunikatë për media njoftoi se Vjosa Osmani ka pritur në zyre “ambasadoren greke”, Heleni Vakali.

Në komunikatë qartësohet më poshtë se bëhet fjalë për Shefen e Zyrës Ndërlidhjëse të Greqisë.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadoren greke Heleni Vakali

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë znj. Heleni Vakali, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.

Lajme të ngjashme