Presidenca: Harta që tregon zonën e përgjegjësisë së FSK-së në Gaza, lajm i rremë
Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Vjosa Osmani, ka bërë me dije se harta e cila tregon ndarjen e përgjegjësive të ushtrive në Gaza nuk është hartë e vërtetë .
Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se ky është një lajm i rremë.
“Kjo hartë, e cila pretendon ndarjen e përgjegjësive të ushtrive të ndryshme është lajm i rremë”, ka thënë Kupina.
Harta, e cila është shpërndarë edhe nga ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, pretendon FSK-ja do të kontrollojë pjesën veriore të Gazës.