Presidenca e quan Tahir Zemajn “veprimtar të shquar”, thërret të zbardhet rasti i tij - NACIONALE

Presidenca e quan Tahir Zemajn “veprimtar të shquar”, thërret të zbardhet rasti i tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenca e Kosovës ka publikuar një shkrim në profilin e saj në Facebook, ku ka përkujtuar Tahir Zemajn, ish-veprimtar që u vra pas luftës.

Në shkrimin e saj, Presidenca e ka quajtur Zemajn “veprimtar të shquar”. Në shkrim përmendet edhe betaj e Loxhës, të cilin thuhet se “Zemaj e udhëhoqi me profesionalizëm”.

“Njëzet e një vjet më parë u vra pabesisht kolonel Tahir Zemaj, së bashku me të birin, Enisin dhe kushëririn, Hasanin. Vrasja e tyre qe njëra ndër ngjarjet më të rënda të pasluftës në Kosovë. Duke e privuar nga jeta veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, ushtarakun profesionist e njeriun që i doli zot atdheut në orën më të ligë të tij, u krye sulm jo vetëm ndaj tij e ndaj një familjeje, por edhe ndaj lirisë së vendit tonë, ndaj idealeve për të cilin kishin sakrifikuar breza të tërë e ndaj së ardhmes së Kosovës.” – shkruhet shkrimin e Presidencës.

Lajme të ngjashme