Prenkaj: Sjelljet e jashtëligjshme në MPJD ndikojnë në imazhin e Kosovës
Ambasadori Albert Prenkaj ka bërë me dije se vendimet e jashtëligjshme të MPJD-së po dëmtohet rëndë shërbimin e jashtëm dhe politika e jashtme e Republikës së Kosovës.
Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, Prenkaj ka thënë se sjelljet e jashtëligjshme të stafit politik ndaj shërbimit të jashtëm rrezikojnë interesin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Ne jemi ministria, ne zyrtarët dhe diplomatët e Republikës së Kosovës dhe jo menaxhmentet që ndërrohen, ashtu siç ndryshon moti. Sjelljet e jashtëligjshme vinë nga menaxhmenti politik i MPJD-së dhe nga ata që me vetëdije, kërcënime e joshje për ndonjë post, a mision të radhës, implementojnë paligjshmërinë. Politika kadrovike medoemos ndikon në politikën e jashtme dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e shtetit. Subjektiviteti i Republikës së Kosovës është çimentuar tashmë me Deklaratën e Pavarësisë Kushtetutën e saj, me verdiktin e GjND-së, nga njohjet kualitative nga ana e shteteve sovrane si dhe me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe nisma rajonale”, ka thënë Prenkaj.