Premtoi që përfundohet më 2023, Kurti tash thotë se "Autostrada Prishtinë-Gjilan pritet të finalizohen sivjet" - NACIONALE

Premtoi që përfundohet më 2023, Kurti tash thotë se "Autostrada Prishtinë-Gjilan pritet të finalizohen sivjet"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tash po thotë që Autostrada Prishtinë-Gjilan do të bëhet këtë vit dhe jo vitin 2023 që kishte premtuar se do të përfundohet e lëshohet për qarkullim.

Kurti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se viti 2024 do të jetë viti i përfundimit të disa projekteve të vjetra e fillimi i disa të reja..

Autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rrugët Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Dollc-Gjakovë, e Drenas-Skenderaj pritet të finalizohen sivjet. Paralelisht, do të fillojë puna në autostradën Bresalc-Dheu i Bardh, në rrugën Kijevë-Zahaq, në rrugën nga autostrada “Ibrahim Rugova” deri te hyrja në tunelin e rrugës Prizren-Tetovë, dhe në rrugën Drenas-Kroni i Mbretit.” – ka thënë Kurti

Tutje, ai ka përmendur edhe projektet në infrastrukturën hekurudhore dhe hapjen e koridorit ajror me Shqipërinë.

Kurse sa i përket infrastrukturës hekurudhore, këtë vit pritet që të bëhet hartimi i projekteve kryesore të linjave hekurudhore Prishtinë-Pejë dhe Klinë-Prizren, si dhe përfundimi i studimit të fizibilitetit dhe projektit ideor të linjës hekurudhore Prishtinë-Durrës. Ndërkaq, sot pasdite, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të marrim pjesë në ceremoninë zyrtare pas hapjes së korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, prioritet do ta kemi për të dhe ministrinë e tij, që këtë vit të jetë edhe hapja e korridoreve ajrore edhe me Malin e Zi.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme