Prattipati takohet me Ramën, vlerëson rolin e Prishtines si kryeqytet
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, vizitoi sot zyrat e Komunës së Prishtinës, ku u prit nga kryetari Përparim Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në një njoftim për media, Prattipati shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës amerikane.
Ajo theksoi rëndësinë e Prishtinës si kryeqytet, si dhe vlerësoi angazhimin e komunitetit lokal në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-së.