Prattipati e ShBA-ve takim me Kurtin: Të mos cënohet integriteti i zgjedhjeve me taktika e procedura
E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, në një takim me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ia ka bërë me dije këtij të fundit se integriteti i zgjedhjeve nuk duhet të cënohet përmes taktikave politike apo pengesave procedurale.
E plotë:
E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua sot me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të theksuar nevojën urgjente që udhëheqësit politikë të Kosovës të marrin përgjegjësi dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur bllokadën institucionale që po vazhdon.
Ajo theksoi se një demokraci funksionale kërkon që të gjithë qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Bllokimi i partive politike legjitime, qoftë përmes taktikave politike apo pengesave procedurale, cenon integritetin e procesit demokratik.
Prattipati u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve të tejkalojnë ndarjet dhe të përmbushin mandatin që u është dhënë nga populli i Kosovës.