Pranoi shtrenjtimin e rrymës, komentuesit e “gozhdojnë” Qeverinë: Qeveri e praktikantëve - NACIONALE

Pranoi shtrenjtimin e rrymës, komentuesit e “gozhdojnë” Qeverinë: Qeveri e praktikantëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë vonë, Qeveria në detyrë, konkretisht Ministria e Ekonomisë, e ka pranuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka lënë të kuptohet se rritja e tarifave pranohet me një kundërshtim.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.

Kjo ka bërë që përmes komenteve qytetarët të kundërshtojnë një gjë të tillë.

Dhjetëra qytetarë e kanë kritikuar ekzekutivin, duke e quajtur qeveria të praktikantëve.

Lajme të ngjashme