Pranimi i targave “RKS” nga Serbia, Alleksiq: “Dëshmi se Vuçiqi bën çdo gjë veç që ta ruajë pushtetin”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me vendimin se do të pranojë nga 1 janari targat RKS të lëvizin lirshëm nëpër Serbi “dëshmon se ai është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të ruajtur pushtetin”, ka thënë kryeopozitari aktual serb, Miroslav Alleksiq, i cili është edhe njëri nga figurat kyçe që po konteston rezultatin zgjedhor të 17 dhjetorit në Serbi.
“Ndërsa në rrugët e Beogradit po rrahin studentët që po protestojnë në mënyrë paqësore kundër vjedhjes së zgjedhjeve dhe kërkojnë anulimin e zgjedhjeve të vjedhura, ata po i lënë serbët në Kosovë dhe Metohi në mëshirën e partnerit të tyre të koalicionit Albin Kurti”, tha Aleksiç në një deklaratë me shkrim, siç e citoi “N1”.
“Natyrisht, e gjithë kjo me rekomandimin e patriotit të madh Aleksandër Vuçiq, për të cilin e gjithë kjo ishte padyshim një shfaqje dhe jeta e serbëve në krahinën tonë jugore është në vendin e fundit për të. Do të vijë dita kur do ta gjejmë jashtë asaj që u premtoi të huajve dhe sipas të gjithave na ka futur në shumë borxhe”, tha Aleksiç.
“Urime për zgjedhjet e vjedhura, dhunimin brutal të vullnetit të popullit dhe shpalljen e bashkëpunimit me qeverinë e ardhshme jolegjitime nga ambasadori amerikan, të gjitha në këmbim të njohjes së simbolit të shtetësisë së Kosovës dhe përmbushjes së qetë të të gjitha obligimeve nga marrëveshja e Vuçiqit. Ai pranoi pa mandat. Interesat kombëtare dhe vullneti i popullit nuk duhet të jenë kurrë objekt tregtie”, ka thënë mes tjerash Miroslav Aleksiq.