Pranimi i pasaportës së Kosovës: Ftohet kryediplomati spanjoll "te jep shpjegime pse"
Kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albares është ftuar nga Partia Popullore e Spanjës që të raportojë para Kongresit të Deputetëve pse e pranuan pasaportën e Kosovës.
Mediumi “Europa Press” raporton se ka mbledhur disa letra, ku Albares i kërkohet “të shpjegojë ndryshimin e qëndrimit në lidhje me marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Po ashtu, Qeveria spanjolle është pyetur nëse një ndryshim i tillë ka ardhur pas ndonjë presioni apo kushti nga partnerët në koalicion.
Ndërkohë, para një jave, u konfirmua që Spanja i ka pranuar pasaportat e shtetit kosovar, megjithëse, kanë bërë të qartë që një gjë e tillë nuk nënkupton pranimin e pavarësisë e vendit tonë.