Pozitë e opozitë bëhen bashkë në përkujtim të viktimave të Holokaustit - NACIONALE

Pozitë e opozitë bëhen bashkë në përkujtim të viktimave të Holokaustit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pozitë e opozitë janë bërë bashkë në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nën patronatin e ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Në fotografitë e siguruara nga gazetarja e Nacionales Anita Nikaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ministri Sveçla, ministrja Hajdari dhe shumë zyrtarë tjerë të pushtetit dhe opozitës janë mbledhur në bibliotekën kombëtare për të kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në Holokaust.

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, është parë duke qarë gjatë momentit të fjalimit të ambasadores izraelite në Kosovë.

Lajme të ngjashme