Pozharit i dhemb kritika e Abdixhikut për VV-në, e sulmon brutalisht: Budalla, i papjekur politikisht
Analisti Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka sulmuar kreun e LDK-së, Lumnir Abdixhikun duke e quajtur budalla alternativ, një ofendim e sulm ad hominem ndaj liderit opozitar.
Pozhari e ka akuzuar se po i deklaratat e Isa Mustafës e Avdullah Hotit, ish-kryeministra të Kosovës nga radhët e LDK-së.
“Bohu 'update' se me kritika të llojit "Amerika, Amerika" veç dëshmon sa i papjekur je politikisht. Amerika, mbi të gjitha, e respekton vullnetin demokratik të një populli. Kështu kultivohet demokracia. Sigurisht, ndonjëherë teston edhe a ka mjaftueshëm budallenj "alternativ" që i duhen për një përdorim. Na e dimë se ti je i tillë. Por, së paku mos e prano haptazi publikisht.”- ka thënë Pozhari.
“Lumir Abdixhiku: Qeveria degradoi raportet me Amerikën. Çfarë deklarata "copy-paste" alla Isa Mustafa, Avdullah Hoti. A ke naj ide të re për platformë politike se këto pallavra i kemi dëgju prej se ka hy Vetëvendosja në skenën politike.” – vazhdoi ai.
Sipas Pozharit, LDK gjithmonë është thirrur në emër të proceseve kur ka ardhur puna për të rrezuar ndonjë Qeveri, prandaj dëshira e tyre është rrëzimi i Kurtit.
“Ma korrekte është të thuash atë që e mendon: Veç rrëzojeni Kurtin se qe ku më keni mua për Asociacionin dhe gjitha që kërkoni, siç kemi vepruar tradicionalisht si LDK "në emër të proceseve”.” – shkroi ai.
