Pozhari: Vuçiq nuk është i interesuar për paqe
Analisti, Xhevdet Pozhari ka përmendur deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Në deklaratë Vuçiq ka folur për ushtrinë serbe dhe investimet e tyre në Industrinë e Mbrojtjes.
Rreth kësaj Pozhari ka thënë se Vuçiq karrierën e tij e ka filluar me luftë dhe ashtu do ta përfundojë.
Ai tutje ka shkruar se Vuçiq nuk është i interesuar për paqe.
Poatimi i plotë i tij:
"Serbia nuk do të ishte pa një ushtri të fortë. Pikërisht, për këtë do të investojmë shumë para në përparimin e Industrisë së Mbrojtjes së Serbisë, përmirësimin dhe ngritjen e të gjitha kapaciteteve të ushtrisë serbe"... ka deklaruar Vuçiçi pas takimit me Blinken.
Kjo për disa media tona të cilat nga mllefi ndaj kryeministrit Kurti, mundohen që Vuçiçin ta paraqesin si politikan që ka avancuar! Me mujt këtë e shpallin "pro - amerikan", e Kurtin "anti-amerikan"! Siç edhe kanë filluar të thonë haptazi se Kosova është fajtore në dialog, e jo një shoven që karrierën e tij politike e ka nisur me luftra të përgjakshme dhe me gjasë, ashtu siç e ka nisur, edhe do ta përfundojë!
Pra, kjo është deklarata e fundit e këtij fashisti që veç për paqe nuk është i interesuar!
