Pozhari thotë se Kurti e theu një tabu: Nuk mban gjithaq llogari për fatin personal
Xhevdet Pozhari, analist dhe ish-këshilltar politik i ministrit Arben Vitia, ka shkruar një status relativisht të gjatë, në të cilin ka folur edhe për kryeministrit Albin Kurti dhe opozitën kosovare.
Pozhari ka pasur disa fjalë të mira për Kurtin.
Sipas Pozharit, “qemoti Kurti është indetifikuar si politikan që nuk mban gjithaq llogari për fatin personal”.
Madje, Pozhari vlerësoi se Kurti e ka thyer një tabu.
“Sigurisht, edhe në rastin e mosbindjes dhe kundërshtimeve, Kurti duhet ta ketë pasur parasysh se është duke e nënshkruar një kosto të lartë për fatin e tij politik në të ardhmen. Por, qëmoti Kurti është identifikuar si politikan që nuk mban gjithaq llogari për fatin personal dhe mbi të gjitha të rëndësishme e ka fatin kolektiv - trashëgiminë që do ta lë pas tij. Këtë qëllim të tij e kanë lexuar edhe shumë votues të cilët e përkrahin edhe në rastet kur ballafaqohet me presionin e Amerikës. Dikur një gjë e tillë ishte e paimagjinueshme. Gjatë qeverisjes së tij, Kurti e theu këtë tabu. Dëshmoi se mund mos të pajtohesh edhe me ndërkombëtarët kur në pyetje është fati i shtetit” – ka shkruar ai.