Pozhari propagandon për shefin e ri: Gjëra të mira po vijnë për shëndetësinë publike
Analisti, Xhevdet Pozhari me të marrë pozitën e këshilltarit të ministrit të Shendetësisë ka filluar me premtime të mëdha.
Me anë të një postimi në Facebook, Pozhari ka shkruar se puntorët e sektorit të shendetësisë do të përfitojnë shtesa, dhe kompenzime në pagë.
“Tash përmes rregulloreve të miratuara, sektori i shëndetësisë përveç pagave, sërish do të përfitojë edhe shtesën e nëpunësit të Sistemit Shëndetësor, kompensimin për kujdestari, punën gjatë natës, dhe punën jashtë orarit të punës, shtesën pë pagën bazë dhe përvojën në punë”, ka shkruar Pozhari.
Tutje, ai ka premtuar benifite për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik.
“Gjithashtu, për mjekët që do të përcaktohen të kontribuojnë vetëm në sektorin publik, planifikohen benifite të tjera që do të reflektojnë në pagën e tyre bazë”, ka shkruar ai.
Këshilltari i ri i Vitisë, ka një serë premtimesh edhe për QKUK-në.
“Kuptohet, pas kësaj paralelisht duhet të ngritet edhe cilësia dhe efikasiteti i shërbimeve shëndetësore. Keq do ta kenë veç ata mjekë që QKUK-në e konsiderojnë si sportel për t'i orientuar pacientët tek klinikat e tyre private”, vazhdon ai me tutje.
“Definitivisht, nuk do të duhej të trajtohen njëjtë ata që punojnë pandërprerë dhe ata të cilët janë veç "turista" në spitalet publike.
Gjëra të mira po vijnë për shëndetësinë publike!” – shkruan ai.
