Pozhari për deklaratat e Escobarit: E kishim një të stilit “ramuzesh”, por s’e ka votu as katundi i vet - NACIONALE

Pozhari për deklaratat e Escobarit: E kishim një të stilit “ramuzesh”, por s’e ka votu as katundi i vet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i Arben Vitisë, ministër i Shëndetësisë, ka shkruar një status, në të cilën ka folur rreth deklaratave të Gabriel Escobarit, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Pozhari ka shkruar se Escobar çoi porosinë se i parapëlqejnë ata që i binden presionit ndërkombëtarë.

“Po ashtu, si emisar special, çoi porosinë se i parapëlqejnë veç ata që i binden presionit ndërkombëtarë. Sigurisht që do shprehet kështu, se kjo ua lehtëson punën si ndërmjetësues.

Valla e kishim një të stilit "razumesh", por nuk e ka votu as katundi i vet.” – shkroi ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme