Pozhari kapet me Edi Ramën: Na barazoi me Serbinë - NACIONALE

Pozhari kapet me Edi Ramën: Na barazoi me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Pozhari, analist dhe këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Pozharit, Rama ka shkruar se “superfuqitë duhet t'i kapin për veshi Kosovën dhe Serbinë sa herë që ato të zihen!”.

Pozhari në Facebook ka thënë se Rama ka barazuar Kosovën me ata që vazhdimisht prodhojnë tensione dhe nuk respektojnë marrëveshje.

Postimi i plotë i tij:

Edi Rama paska deklaruar se superfuqitë duhet t'i kapin për veshi Kosovën dhe Serbinë sa herë që ato të zihen!

Kështu, na paska barazuar neve me ata që vazhdimisht prodhojnë tensione dhe nuk respektojnë marrëveshje.

Kur këtë e thotë një kryeministër i Shqipërisë, çka mund të thonë të tjerët?!

Shpresoj në fund mos të thotë se edhe ne duhet t'iu kërkojmë falje pse na kanë vrarë!

Lajme të ngjashme