Rama për planin franko-gjerman: Më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për media, pas takimit me Kryeministrin në detyrë të Malit të zi Dritan Abazoviq, ka folur në lidhje me takimin e sotëm ndërmjet Kurtit e Vuçiqit.
Sipas Ramës plani franko-gjerman është gjëja më e mirë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë, duke shtuar se ky mbetet vetëm opinion i tij.
"Mendoj që marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është më e mira gjë që ka qenë ndonjëherë në tavolinë por ky është thjesht një opinion. Respektoj sovranitetin e të dy palëve për të vendosur. Është e pashmangshme që Shqipëria të jemi në krah të qeverisë së Kosovës, që iu uroj me gjithë zemër kthjellësi dhe vendosshmëri dhe sukses.”
Tutje Rama është shprehur se, të dyja vendet referuar Kosovës dhe Serbisë, nuk duhet ta krijojnë nevojën që të kapen “për veshi” nga fuqitë e mëdha, saherë që bëjnë sherre, sipas tij.
“Nuk ka asnjë rrugë tjetër, çdo rrugë tjetër është iluzion që i krijohet popullit për politikë, për vota, për luftëra të brendshme por që nuk ka lidhje me të ardhmen dhe unë dua shumë që të shpresoj dhe jam me gjithë zemër dhe mendje i angazhuar që lutem që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe më shpejt sesa vonë të jetë një çështje e të dyja vendeve dhe të mos jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin përveshi sa herë që grinden në oborrin pas shkollës” tha Rama./abcneës.al